Rita Ora duket se këtë vit e ka marrë më seriozisht punën e muzikës.
Pas një viti pasiv që kishte në 2016-tën, viti që lamë pas e solli atë me tri këngë të reja, ndërsa këtë vit qysh në fillim të janarit ajo solli këngën ‘For you’ në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, shkruan arbresh.info
Kjo këngë do të jetë kolonë zanore në pjesën e re të filmit ‘Fifty Shades Freed’ dhe me t’u postuar ka marrë shumë komente pozitive.
Së fundmi është publikuar fotoja e cila përmban listën e të gjitha këngëve që do të jenë në kolonën zanore të këtij filmi.
Këtë foto e ka shpërndarë këngëtarja e njohur Sia, si dhe vetë Rita Ora, e në listën e këngëve shohim se Rita nuk është e vetmja këngëtare shqiptare që do të jetë pjesë e këtij filmi me muzikën e saj.
Pasi e katërta në listë shihet të jetë edhe Dua Lipa me këngën e saj ‘High’ të cilën Dua e ka në bashkëpunim me Whethan./arbresh.info/

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...