Dikur, këngëtarja shqiptare e famshme në të gjithë botën Rita Ora ishte “akuzuar” nga publiku i gjerë se kishte marrë rolin e personit të tretë në martesën e kolegëve të saj, Jay Z me Beyonce.
Por, Ora e ka mohuar diçka të tillë, ani pse ato kohë ajo kishte qenë në qendër të vëmendjes pikërisht për këto “akuza”, të cilat morën hov zhvillimi kur Beyonce publikoi albumin “Lemonade”, ku ishte përmendur një personazh “Becky with the good hair”, për të ciilin u aludua se i ishte referuar artistes nga Kosova.
Në një intervistë të re me Louis Theroux, Rita duke rrotulluar sytë e ka mohuar kategorikisht të jetë personazhi në fjalë, njëjtë edhe thashethemet e tjera rreth saj dhe Jay Z.
Madje, ajo komentoi edhe rastin kur pati publikuar një foto me bikini dhe një limonadë në duar bashkë me një gjerdan me shkronjën “J”, i cili aso kohe u bë viral në të gjitha mediet rozë.
“O Zot, ishte një rastësi dhe as që e mendova. Betohem. Dhe nuk ishte një ‘J’ ishte një ‘r’. Ata e rrotulluan dhe dukej si ‘J’”, ka thënë Ora.
“Ndjehem sikur të gjithë janë të interesuar për jetën time personale, pasi çdo gjë tjetër nuk është mjaft e denjë, gjë që ndonjëherë është zhgënjim sepse kam gjithashtu shumë kredenciale për të ruajtur respektin tim”, ka shtuar ajo.
Ylli i hitit “Shina ya light” tash e sa kohë është në një romancë dashurie me regjisorin e famshëm, Taika Waititi.
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...