Katër muaj pasi këngëtari George Michael u gjet i vdekur në shtratin e tij, dedikimet jashtë shtëpisë së tij në North London vazhdojnë të rriten.
Fjongo, tullumbace, lule e qirinj janë vendosur në pemët e parkut përkrah vilës 8 milion paund, që 53-vjeçari George ndante me partnerin e tij stilist flokësh, Fadi Fawaz.
Por për ata që e njihnin mirë, ka një kontrast të pakëndshëm midis përshkrimit të fansave dhe jetës së vërtetë që ai bënte vite dhe muaj para se të ndërronte jetë ditën e Krishtlindjeve.
E vërteta është se nën atë fasadën magjepsëse që njohin fansat, ishte një njeri i trishtuar, i vetmuar, i cili mendonte se kishte pak gjëra për të jetuar.
Pas grilave të lodhur në shtëpinë e tij me tulla të kuqe, George i kalonte ditët duke iu fshehur botës, duke ndejtur me pizhama, duke parë televizor e duke ngrënë ushqime të gatshme. Ai ishte aq i ndrojtur sa refuzonte të këndonte para miqve dhe familjarëve, duke preferuar në vend të kësaj kopshtin që e rrethonte. Ishte shumë larg personit që ishte në skenë.
Natën, George flinte vetëm, duke e kaluar kohën në telefon për të korrigjuar lajmet që shkruanin për të. Ai donte dëshpërimisht të fliste me dikë.
Në një intervistë të jashtëzakonshme, partneri i tij për një kohë të gjatë, Kenny Goss, me të cilin u nda në 2009, ka rrëfyer se personaliteti i George, larg atij publikut, ishte ‘i çuditshëm’ për të dy. “Ai nuk e pëlqente faktin që ishte ai që ishte. I pëlqente të rinte në shtëpi, pas dyerve të mbyllura. Atij nuk i pëlqente të qënurit George Michael”, ka rrëfyer Kenny.
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë