Besojmë se të gjithë ju e keni parë dhe ju kujtohet menjëherë “Rubi” telenovela e bujshme me protagoniste Barbara Morin.
Një femër potente, e bukur, dinake që pavarësisht të gjitha intrigave asnjë nuk mund ta urrente për rolin e saj. Por, pas këtij filmi të rralla ishin daljet e saj publike dhe nuk kemi dëgjuar “zhurmë” për ndonjë bëmë të veçantë. Ra në një heshtje që e bëri të harrohet pak nga pak tek publiku. Sa prej jush mund të ketë menduar së fundmi se ku ka humbur Rubi? Shumë pak, për të mos thënë asnjë. Por, Tring nuk harron asnjëherë dhe po sjell për ju një kornizë tjetër nga ç’jeni mësuar ta shikoni Rubin e famshme.

Barbara Mori ose siç ju e njihni “Rubi” është bërë gjyshe! Po, e lexuat shumë mirë, gjyshe! Djali i saj Sergio Mayer Mori u bë baba në moshën 18-vjeçare nga një shtatëzani e papritur e ish të dashurës së tij 28-vjeçare Natalia Subtil. Atij i erdhi papritur ky lajm dhe kërkoi vërtetim me DNA test, ku rezultoi se bebja ishte e tij. Barbara Mori duket se e ka pritur mirë këtë lajm dhe pas kësaj është shkëputur nga aktrimi.
Shkëputja nga aktrimi nuk dihet nëse është bërë për shkak se është bërë gjyshe, por me siguri dimë se po i pëlqen shumë roli i gjyshes dhe nguron ta shprehë këtë edhe në Instagramin e saj. Nuk e kishim menduar asnjëherë kaq shpejt gjyshe Barbarën…

Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...