Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth kishin vendosur të kalojnë fundjavën në Barcelonë, por kur u larguan nga hoteli iu ndodhi diçka e papritur, transmeton Gazeta Metro.
Me të dalë nga hoteli, ata u rrethuan nga fansat, por njëri prej tyre e kapi këngëtaren për flokësh dhe u përpoq për ta puthur. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë rojat e sigurisë, të cilët larguan sulmuesin.
Miley mori pjesë në Festivalin “Primavera Sound” në Barcelonë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk komentuan incidentin. Kjo nuk është hera e parë që Miley ka probleme me fansat.
Vlen të theksohet se pesë vjet më parë një i ri dërgoi një mesazh kërcënues për këngëtaren dhe publikisht tha se ajo e tërheq seksualisht.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren
Pesë gazetarë të Al Jazeera vriten në sulmin izraelit në Gaz...
ama publikon videon e shembjes së godinës në Radhimë: Kapitu...
Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin...
Shtiu me armë zjarri, arrestohet 18-vjeçari në Prishtinë
Australia thotë se do ta njohë shtetin palestinez