Kur meshkujt flasin për vajzën e ëndrrave të tyre thonë emrin e saj. Por kur femrave u duhet të përshkruajnë trupin perfekt, edhe një herë flasin për person konkret.
Por, Jessica Alba thotë se ajo nuk ka qënë gjithmonë e hollë dhe e tonifikuar siç është sot, por një vajzë që ishte e vendosur të bëhej më mirë. Ylli 34-vjeçar tha për revistën “Self” se ajo ka luftuar me peshën e saj për vite me radhë kur ka qënë e vogël, dhe se prindërit e saj i dhanë dashurinë e përkushtimin që i duhej për të fituar.
Duke reflektuar mbi suksesin e saj në botën e biznesit me kompaninë “Honest”, ajo rrëfen për revistën se ka qënë një fëmijë shëndetlig, me azmë, pneumoni të rregullt, por nëna e saj Catherine dhe babai Mark e kanë ndihmuar shumë ta kalonte këtë fazë.
“Unë isha në një kurs noti, dhe isha e shëndoshë e ngadaltë, dilja gjithmonë e fundit. Unë qaja dhe nuk merrja dot frymë. Mami dhe babi më thoshin: E nise këtë, duhet ta mbarosh”, rrëfen ajo. /javanews.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...