Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja tha se u drogua në një restorant për ditëlindjen e saj, u mbajt peng në shtëpinë e saj dhe më pas u dërgua jashtë shtetit.
35-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Aimee Duffy, foli për herë të parë për ndodhinë traumatike në shkurt dhe rrëfeu gjithë historinë në faqen e saj zyrtare.
Ajo shkruan: “Ishte ditëlindja ime, më droguan në një restorant dhe më pas më droguan për katër javë të tjera dhe më dërguan jashtë shtetit. S’mbaj mend të kem hipur në avion, erdha në vete kur isha në një makinë.
“Më futën në një dhomë hoteli dhe krimineli më përdhunoi. Më kujtohet dhimbja dhe stërmundimi për të ruajtur vetëdijen pasi ndodhi. Ai qëndroi me mua dhe për një ditë tjetër, s’më shihte, më tha të ecja pas tij. Isha disi e vetëdijshme dhe e tërhequr. Ai mund të më kishte hequr qafe.”
Duffy e ndau me të tjerët historinë e saj sepse “jetojmë në një botë të dhimbshme.” Ajo shtoi: “Shpresoj t’ju ngushëllojë, të ndjeni më pak turp nëse jeni të vetmuar.
Duffy tha se u arratis, por nuk shpjegoi se si ia doli. Shtoi “se nuk e mban mend si u kthye në shtëpi.” Ajo tha se në fillim kishte frikë të shkonte në polici, por ia tregoi rastin e saj një oficereje pasi dikush e kërcënoi ta tregonte para saj.
Duffy shtoi se rrezikonte të kryente vetëvrasje pas ngjarjes dhe se ka kaluar dhjetë vjet thuajse e vetme. Tani ndihet gati ta hedhë pas shpinës gjithë ç’ndodhi. Ajo falënderoi psikologen që e ndihmoi me traumën.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A