Kombëtarja e Qipros është kundërshtari i Kosovës në raundin e fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e dardanëve ka nisur dhe një numër i madh tifozësh gjenden në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Krahas përkrahjes që futbollistit e Kosovës po marrin nga tifozët e shumta një e tillë ka ardhur edhe nga deputetja e CDU-së Duda Balje.

Duda ka postuar një imazh me fanellën e Kosovës në InstaStory në Facebook teksa u ka uruar fat futbollistëve.

“Me juve djema”, ka shkruar Duda në mbishkrimin e fotografisë, shkruan telegrafi.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që deputetja nga komuniteti boshnjak tregon dashurinë që ka për Kosovës.
Ajo shpesh herë ka realizuar fotografi ku shihej me veshjen me elemente dhe ngjyra kombëtare shqiptare.
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...