Për tre ditë rresht më datat 10, 11 dhe 12 gusht, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të japë një koncert në Kosovë me synim promovimin e imazhit të vendlindjes së saj në botë.
Koncerti është titulluar “Sunny Hill” dhe organizohet nga babai i këngëtares, ish këngëtari Dukagjin Lipa.
Ky i fundit ka deklaruar për gazetën Observer se përmes këtij festivali, “ne duam t’i krijojmë qytetarëve ndjenjën e përkatësie dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës”. Ky festival organizohet për herë të dytë në Kosovë.
“Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësorë dhe muzikëdashës, i cili mirëpret të gjithë fqinjët tanë deh të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, tha gjithashtu për gazetën Dukagjin Lipa.
Koncerti organizohet në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë të larta. Këto ditë pritet që qeveria e Prishtinës të firmosë marrëveshjen për kalimin e një pjese të territorit të Kosovës, Serbisë. Familja e Dua Lipës shpreson që ky koncert të ulë tensionin e krijuar në Kosovë, të paktën për tre ditë.
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”