Dua Lipa ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dy vitet e fundit.
Ajo së fundi ka lansuar projektin e saj në bashkëpunim me DJ e njohur Calvin Harris, shkruan arbresh.info.
Kënga me titullin ‘One Kiss’ e cila së pari u lansua si audio e më vonë edhe në YouTube është duke arritur suksese të jashtëzakonshëm, kjo këngë edhe në javën e pestë të publikimit po qëndron e para në top listën britanike e ndjekur nga Drake në vendin e dytë me këngën ‘Nice For What’.
Deri më tani ‘One Kiss’ ka arritur të mbledh rreth 48 milionë klikime në kanalin YouTube.
Ndryshe, Dua aktualisht po shijon suksesin e këngës në pushime së bashku me miket e saj përpara se të filloj turneun e saj botëror./Arbresh.info/
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...