Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistes prestigjioze “Vogue”, në filialin e saj në Australi.
Dua do të jetë pjesë kopertinës së muajit prill, në të njëjtin muaj kur edhe lansohet albumi i saj më i ri “Future Nostalgia”.
Ka qenë vet 24-vjeçarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të kopertinës së “Vogue Australia”, të edicionit më të ri të muajit të ardhshëm.
Nën titullin “Dua Lipa – Zëri autentik i ikonës së re të muzikës pop”, këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e muajit prill të kësaj reviste, në intervistën e së cilës ka folur gjerë e gjatë rreth zhvillimeve të reja në karrierën e saj, posaçërisht rreth albumit të saj të dytë.
E veshur me një kreacion ngjyrë pjeshke, me stil të viteve 80′ dhe doreza të bardha në duar, Lipa duket mjaft tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste.


Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Trump: Republikanët duhet të marrin kontrollin e zgjedhjeve ...
Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktë...
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase