Ajo po feston ditëlindjen e 25-të në Kaliforni me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Dhe Dua Lipa dukej rrezatuese ndërsa u paraqit me një fustan dypjesësh ngjyrë portokalli me të verdhë.
Këngëtarja tregoi linjat atraktive trupore dhe ndau disa poza provokuese në llogarinë personale, Instagram.

Bukuroshja shqiptare pamjen e kompletoi me take të zeza e flokë të kapura, ku falë dizajnit asimetrik të fustanit vuri në pah edhe tatuazhet e shumta.
Duke njoftuar fansat se po feston ditëlindjen, “25” ishte përshkrimi përkrah këtyre fotografive.
Më herët gjatë ditës, partneri i Duas, Anwar, 21 vjeçar, u pa në Malibu me qenushin e ri të tyre, Dexter.

Ndërkaq, Lipa javë më parë udhëtoi drejt Los Angeles për të qëndruar më afër të dashurit të saj.
The Sun raportoi se krijuesja e hitit “One Kiss” u zhvendos në Amerikë për të jetuar pasi nuk mund të udhëtojë lirshëm – marrë parasysh situatën e krijuar me coronavirus.
Në anën tjetër, Dua po vazhdon punën për projekte të reja dhe ky vit ka qenë ndër më të suksesshmit për të. /Telegrafi/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...