Jemi vetëm disa ditë larg nga Festivali Sunny Hill, ku do të interpretojë ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja e ka shpërndarë një video të babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili e ka xhiruar një reklamë për pjesëmarrjen e këngëtares në Festivalin Sunny Hill.
“Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi”, është mbishkrimi i videos së publikuar në InstaStory.
Në festivalin që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht, do të performojnë emrat e elitës muzikore shqiptare, por edhe botërore, si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj e të tjerë.
Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar.
Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri net rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...