Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të momentit në tregun ndërkombëtar.
Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se ka regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë mundësinë për të lëshuar artikuj të markës “Dua Lipa” përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës, shkruan portali arbresh.info
Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe në jetën e vendasve në Gaza, të cilëve ua ka vështirësuar edhe sigurimin e ushqimit.
Ajo u ka dalë në ndihmë këtij vendi, ajo ka shpërndarë një donacion që ka për qëllim të sigurojë shujta për qytetarët e këtij vendi.

Në anën tjetër, 24 vjeçarja aktualisht është duke shijuar sukseset e mëdha në karrierën e saj muzikore, falë hiteve të njëpasnjëshme që i ka lansuar, duke përmendur këtu edhe albumin e ri “Future Nostalgia”.
Ajo po ashtu në këtë periudhë pandemie është izoluar në Londër me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid, të cilët po kalojnë momente tejet të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...