Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa e ka gëzuar gjithë Kosovën me lajmin e fundit.
Ajo do të realizojë një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan portali arbresh.info
Intervista do të bëhet nesër, nga shtëpia duke filluar nga ora 21:00 në Facebook live, ndërsa Dua kërkon që fansat t’i bëjnë pyetjet e tyre dhe t’ia dërgojnë asaj.
Postimi i saj i plotë në Instagram:
Dua ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse të shohësh bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.
Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mbrëma.

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A