Dua Lipa për momentin është një ndër yjet më të mëdha të industrisë së muzikës në botë.
Ylli jonë po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar me projektet dhe koncertet muzikore.
Dua Lipa njësoj do ta fillojë edhe vitin e ardhshëm, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, shkruan portali arbresh.info
Revista “Vogue” zgjodhi që imazhi i këngëtares shqiptare të jetë në ballinën e muajit janar.
Kjo gjë e ka bërë të lumtur Duan, e cila ndau me ndjekësit atë fotografi dhe u shpreh se ëndrra e saj u bë realitet.
https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/?utm_source=ig_embed
“Ëndrra mu realizua, Më pickoni, më pickoni. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, ka shkruar ndër të tjerash artistja.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në këngë të reja që pritet të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin. /arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...