Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që nëpër media të tregojë bindjet e saj politike.
Së fundmi, ajo ka treguar se është rrethuar kah kandidati demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan portali arbresh.info
Dua ka ironizuar me presidentin aktual, Donald Trump ku e ka krahasuar me kunguj në prag të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë herë ajo ka publikuar një imazh duke përqeshur presidentin e tanishëm me disa vargje, “Donald Trumpkin. I portokalltë nga jashtë, bosh nga brenda dhe duhet të hidhet që javën e parë të nëntorit.” thotë fotografia e një tabele në formë shakaje të festës së Halloween që mbahet në prag të zgjedhjeve.
Kujtojmë se, vitin e kaluar, Dua Lipa kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë. /arbresh.info/
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...