Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa është një ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të muzikës në botë.
Sukseset e saj shtohen çdo ditë e më shumë dhe një të tillë e ka arritur edhe së fundmi me albumin “Future Nostalgia”.
Albumi “Future Nostalgia (The Moonlight Edition)” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.
Kjo e bën albumin e parë të një artisteje femër që më së shpejti ka arritur këtë rekord.
Kjo gjithashtu e bën Duan këngëtaren e parë femër që ka dy albume të arrijnë këtë moment historik në karrierën e saj.

Këtë arritje, ylli 27-vjeçar nga Kosova e ka ndarë edhe me mbi 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Ndërkohë, aktualisht Lipa ka qëndruar larg vëmendje duke punuar në projekte të reja, së fundmi artistja ka njoftuar bashkëpunimi me “Versace” për një koleksion të ri rrobash për femra. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit