Edhe sonte kur po bëhet vjehërr Remzia i kritikon ato Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani sot po marton djalin e saj të vetëm Hazmën.
Dasma është organizuar sipas traditave shqiptare. Gjatë ditës nusja është sjellë në shtëpi me krushqi, nën tingujt e tupanëve, shkruan rtv21.tv.
Festa po vazhdon ende e nuk po mungojnë performanca as nga vet këngëtarja. Ajo bashkë me vëllain e saj Nexhat Osmanin kanë kënduar këngë të cilat iu kushtohen raporteve të nuseve me vjehrrat.
Remiza ka guxuar që edhe sonte kur po merr epitetin e vjehrrës “t’i përqesh” paksa ato teksa këndon këngën: “djali i mirë nanën e ke të shtirë”, megjithatë ajo në refrenin tjetër ka zëvendësuar mbiemrin “e shtirë” me “të mirë”.
Sigurisht që këto mbesin vetëm parodi pasi që vet Remzia në intervista ka deklaruar se gëzon raporte shumë të mira me nusen e djalit të saj. Madje ajo ka thënë se e cilëson si shoqe.
https://www.facebook.com/norikukaphoto/videos/262492477961996/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...