Djalë apo vajzë, ja çka pret Adelina Ismaili?

22:03 | 25 Janar 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Adelina Ismaili është në pritje të fëmijës së saj të parë

Por, misteri se çfarë do të lind ajo ende është duke qarkulluar nëpër fansat e saj të cilët kanë filluar thashethemet për gjininë e bebes që do ta sjell njëra prej këngëtarëve më të njohur në trojet shqiptare. Spekulimet e para thonë se fëmija mund të jetë më përpara i gjinisë femërore. Adelina është duke e pritur fëmijën e parë me partnerin e saj, që tashmë janë burrë dhe grua, Vali Krasniqi. Megjithatë, Express ka mësuar nga burime shumë të afërta me çiftin se arsyeja pse ende ata nuk e kanë treguar gjininë e bebes është se as ata nuk e dinë atë .

Kjo edhe për shkak se në Zvicër mjekët nuk e tregojnë gjininë e fëmijës deri në muajin e shtatë të jetës së tij brenda trupit të nënës. Kështu deri atëherë ende nuk dimë se çfarë gjinie do të sjellë në jetë, Adelina Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale