
Bebe Rexha
Këngëtarja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha ka rrëfyer detaje nga fëmijëria me anë të një postimi duke frymëzuar shumë artistë të rinj.
Tashmë ajo është një nga figurat më të dashura dhe të njohura në të gjithë botën, por për të ka qenë edhe aq e lehtë që të jetë aty ku është sot.
Ajo tha se dikur atë nuk e pranonin të studionte në kolegjet më të mira të Amerikës.
“Nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media