Të tjera telashe për reperin e njohur Noizy-n.
News24 mëson se pak ditë më parë, Noizy-t i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.
Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.
Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj