Prej kohësh po flitet për një krizë në raportin mes Diana Tahirit dhe Arion Rexhës.
Ish-banorja e Big Brother në një intervistë në ‘Studio A’ konfirmoi ndarjen nga artisti shqiptar.
Ajo tha se është beqare dhe se është ndarë nga Arioni, ashtu siç u aludua në shtypin rozë.
“Jo jo nuk jemi në një lidhje. Jemi ndarë, unë jam beqare. Çka, si tek janë shkruar është tjetër histori. Esenca është që në këtë lidhje ne kemi dhënë shumë prej vetes, na ka përcjell një Kosovë një Shqipëri, kur dulem prej Bigut kemi qenë të pajtimit që me pas lidhjen më private sa më shumë që mundemi. Kur ndodhi ndarja, e kemi vendosur të mbajmë private se ndodh”, u shpreh ajo.
Duket se ndarja e tyre ka qenë paqësore dhe Diana i ka uruar më të mirat reperit.
“Mund të them që po është e vërtetë që jemi ndarë. I uroj më të mirat, veç suksese në karrierë, jetën private. Ndarja ndodh, s’ka asgjë të keqe”, tutje theksoi.
Lidhja e tyre vlen të ceket se nisi në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...