Modelja e njohur Dhurata Lipovica sot ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj të shumtë.
Urimin më të përzemërt ia ka bërë bashkëshorti i saj, Fisnik Ademi, i cili ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetet sociale, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar një urim zemre.
Ditëlindjen jubilare, modelja e njohur ka vendosur ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë.
në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, modelja e njohur shfaqet mjaft atraktive me flokë kaçurrela, teksa tregon se ka vendosur të veshë fustanin e nusërisë në 30 vjetorin e saj.
“Titull me kuptim të plotë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka treguar se tashmë është shndërruar në një zonjë të vërtetë.
Komentet dhe urimet nga fansat e saj kanë qenë të shumta. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BhHqQCegJcu/?taken-by=dhuratalipovica
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje