Ata ishin në mesin e të ftuarve VIP që morën pjesë në dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle që u zhvillua muajin e kaluar.
David Beckham ka treguar për fansat në Instagram se ai dhe bashkëshortja e tij do ta hedhin në ankand kostumin që bartën atë ditë, ndërsa parat do të dhurohen për bamirësi, shkruan arbresh.info.
Me mbishkrimin ‘Kostumi ynë i dasmës Mbretërore do të dhurohet për nja kauz të mirë’, futbollisti i njohur, shpjegoj se parat e mbledhura do të dhurohen për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Manchester.
çifti të cilët kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 1999 janë prindër të katër fëmijëve ndërsa njihen si dy prej personazheve me stilin më të bukur në botë.
Ata gjatë viteve kanë evoluar së bashku me trendët e fundit të veshjeve, Victoria e cila pas shpërbërjes së grupit Spice Girls iu përkushtua dizajnit dhe sot ndër emrat më të kërkuar në botën e modës./Arbresh.info/



Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...