“Puna e vështirë”, është çelësi i suksesit të martesës së tij 19 vjeçare, thotë David Beckham.
Në një intervistë për Australian TV në shoun “The Sunday Project” ai thotë se është rritur duke injoruar gjërat negative që janë thënë për të dhe gruan e tij Victoria.
Çifti i famshëm anglez është “krenar për familjen” dhe kanë mësuar katër fëmijët – Brooklynin, Romeon, Cruzin dhe Harperin – për rëndësinë e punës së madhe.
“Mendoj se kur e njihni njëri-tjetrin mirë, dhe e di se ke miq dhe familje të mrekullueshme prapa jush, gjëja që duhet të bënim ishte të mbronim fëmijët tanë dhe jemi shumë krenarë për këtë familje”, ka thënë Beckham.
Ai shton se, “ne jemi punëtorë të mëdhenj dhe ndjejmë se kjo është mënyra më e mirë për t’iu dëshmuar fëmijëve tanë se ata duhet të punojnë shumë që të jenë të suksesshëm. Të jeni të martuar për kaq kohë sa jemi ne, është gjithmonë punë e vështirë, të gjithë e dinë këtë por e bëni të funksionojë”.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit