Dafina Zeqiri ende vazhdon të jetë ndër artistet më të dëgjuara në estradën shqiptare.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe dhe video nga jeta dhe karriera profesionale.
Aktivitet të tillë po mban edhe në prurjet e reja muzikore, derisa tashmë ka të gatshme edhe një këngë tjetër.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një trend vallëzimi, derisa me shoqëri argëtohej nën tingujt e muzikës.

“Ftova tre nga miqtë e mi për të krijuar një ‘tik tok’ për projektin tim të radhës”, ka shkruar ajo në përshkrim.
“Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Rzon, teksa tekstin e ka shkruar Elinel.
Ndërkohë, “Mos Shko” është projekti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me Yll Limanin.
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...