Dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Muma po vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor.
Dyshja kanë njoftuar përmes llogarive përkatëse në rrjetet sociale se kënga mban titullin “Dashni” dhe pritet të publikohet më 7 mars.
Ndërsa, së fundi ishte Dafina ajo që ka sjell pamje të shkëputura nga xhirimet e klipit, teksa dëgjohet edhe një pjesë e shkurtër e këngës.
Në njërin postim, këngëtarja shihet pranë partnerit të saj, DJ Geek, ndërsa në një tjetër derisa vallëzon hipur mbi një kuti xhami.
E veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata me pupla, dukja plot stil e Dafinës kompletohej me taka të larta po ashtu me ngjyrë të zezë dhe flokët e gjata të hedhura prapa supeve.
Ndërkaq, theksojmë që Dafina dhe Muma më parë kanë bashkëpunuar në këngën “Pa ty”, projekt që u prit mjaft mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 50 milionë klikime në YouTube.
Krahas këtyre projekteve, artistja gjithashtu në tetor të vitit të kaluar lansoi albumin “Dafinë moj”, në të cilin u përfshin gjithsej 14 këngë.

Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...