Pas dy netëve të ftohta dimri që u shndërruan në momente të mbushura me ngrohtësi emocionale për artistët dhe publikun, Dafina Zeqiri ka reaguar me një mesazh të gjatë e të ndjerë, ku ka reflektuar mbi përvojën e saj në Supernovë.
“Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndihet”, shkruan ajo, duke theksuar se ajo që u përjetua në këto dy netë nuk kishte lidhje me perfeksionin, por me shpirtin dhe me shumë dashni. Sipas saj, dashuria e publikut në dy netët e fundit të dhjetorit do t’i ngrohë zemrën përgjithmonë.
Artistja nënvizon se muzika ka qenë forca që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës dhe jetës së saj, dhe se pikërisht kjo forcë është arsyeja pse ajo është dhe do të vazhdojë të jetë në skenë.
“Të gjithë kemi nevojë për një zë që flet me tingujt e zemrës”, shprehet Dafina.
Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e manifestimit Supernova, duke veçuar band-in, orkestrën, vokalistët dhe gjithë ekipin, për të cilët thotë se dhanë gjithçka nga vetja për publikun.
Çdo sekondë e kaluar së bashku në skenë përshkruhet si pjesë e një rrugëtimi të gjatë, me sfida, por edhe me shumë dashni e kujtime të ndërtuara bashkë.
Dafina ndalet edhe te hapësira e re ku u mbajt koncerti, duke sqaruar se lokacioni nuk arriti t’u përgjigjej të gjitha kërkesave të publikut, por ishte zgjedhja e vetme për të garantuar kapacitetin e biletave të shitura, për shkak të rrethanave dhe përgjegjësive ndaj proceseve të rëndësishme shoqërore, si zgjedhjet demokratike.
Megjithatë, ajo thekson se publiku dëshmoi se hapësira nuk është kurrë pengesë për performanca të sinqerta që burojnë nga shpirti.
“Dhe ky nuk është fundi”, përfundon ajo, duke e quajtur Supernovën një kremtim dhe një premtim për më shumë netë si këto, për më shumë dashni dhe mbi të gjitha për më shumë kujtime të përbashkëta. “Supernova nuk shuhet, por lë gjurmë për më shumë netë nën yje.”
Mesazhi mbyllet me një premtim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për publikun: “Shihem së shpejti. Ju dua pafundësisht.”
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...
Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti