Këngëtari Hekuran Krasniqi ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus” ku është shprehur se ai ka sjellë talentë të rinj në skenë, ndërsa veçon emrin e Dafina Zeqirit, shkruan GazetaBlic.“Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta.
Ndër ta kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore. Madje, në këtë kontekst mund të përmend se një impakt shumë të mirë në publik së fundmi ka pasur kënga “Bella”, një bashkëpunim me talentin e ri LMN, falë harmonizimit me vokalin e tij shumë interesant dhe teksit të kënduar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Kështu, të rinjtë janë pjesë e fokusit të aktivitetit tim muzikor, gjithmonë në zbulim e në mbështetje të tyre”, ishin fjalët e Krasniqit
Mirëpo, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Dafina Zeqirit, e cila ka reaguar në rrjete sociale, ku ka thënë se njerëzit janë të dëshpruar për vëmendje.
“Se Hekurani m’ka qit në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit’ – është shprehur Dafina në Instagram.

Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...