Artistja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi, të cilit i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij në Instagram. Përmes një Instagram Story, Dafina e quan grimierin “rrenc” dhe “një nga njerëzit më fals”.
“Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”

Dafina nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa Arbër Bytyqi nuk ka reaguar.
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...