Aktori George Clooney ka deklaruar se do të ndërmarrë masa ligjore kundër një reviste francezë që publikoi fotot e binjakëve të porsalindur.
Sipas tij fotografët e revistës ‘Voici’ kanë kaluar ilegalisht gardhin e oborrit dhe janë ngjitur në pemën e shtëpisë për të bërë fotografitë e foshnjave, transmeton portali arbresh.info
Clooney tha se fotografët dhe revista do të ndiqen penalisht, duke shtuar se siguria e fëmijëve është mbi të gjitha.
Clooney dhe gruaja e tij Amal janë bërë prindër të dy binjakëve në qershor, por nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe nuk kanë publikuar asnjë fotografi të binjakëve.
Voici ka publikuar fotografitë e Amal dhe George Clooney të veshur në rroba banjo, përderisa secili prej tyre po mbanin njërin fëmijë në dorë.
Revista në fjalë ka refuzuar të jep ndonjë koment në lidhje me rastin.
George dhe Amal u martuan në Venecia në vitin 2014 dhe gjatë gjithë kohës janë munduar të mbajnë të fshehur nga mediat jetën personale./Arbresh.info
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...