Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë i pranishëm në ndejën private, të organizuar për dëgjimin e albumit të ri të reperit shqiptar, G4SHI.
Ylli shqiptar që bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për ta falënderuar për prezencën e tij në evenimentin e organizuar lidhur me materialet e reja muzikore.
Ndërkaq, ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.
“Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BrLcxjbldro/?utm_source=ig_embed
Theksojmë se Labinot Gashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, ku ka migruar me prindërit e tij.
Që nga vera e vitit 2017 është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, prandaj nuk ka dyshim se e ardhmja do të sjellë projekte të mëdha nga reperi shqiptar.
https://www.instagram.com/p/Bq-m5K4FiA1/?utm_source=ig_embed
Bill Clinton është një politikan amerikan, i cili ka shërbyer si presidenti i 42-të i SHBA-ve në dy mandate, në periudhën 1993-2001.
Për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1999 ai autorizoi shfrytëzimin e forcave të armatosura amerikane nga NATO për të sulmuar caqet e atëhershme jugosllave që pasoi me çlirimin e Kosovës.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...