Clint Eastwood së shpejti me film për personat që parandaluan sulmin terrorist në tren

Director Clint Eastwood speaks to reporters as he arrives for the premiere of his latest movie "J. Edgar" at the Newseum on November 8, 2011 in Washington, DC. The movie, directed by Eastwood, stars Leonardo DiCaprio as former FBI director J. Edgar Hoover. It opens Friday, November 11, 2011. AFP Photo/Paul J. Richards (Photo credit should read PAUL J. RICHARDS/AFP/Getty Images)

20:17 | 12 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Tre amerikanët që parandaluan sulmin terrorist me shpejtësi të lartë afër kufirit Belgjikë-Francë do të luajnë veten në një film rreth incidentit.

Anthony Sadler, Alek Skarlatos dhe Spencer Stone  do të luajnë në filmin e titulluar “The 15:17 to Paris”, që do të xhirohet nga aktori dhe regjisori i njohur Clint Eastëood, transmeton portali arbresh.info

Filmi do të bazohet në librin me të njejtin titull të cilët protagonistët e shkruan në lidhje me incidentin.

Në gusht të vitit 2015, një person me origjinë marokiene, i indentifikuar si Ayoub el-Khazani hapi zjarr brenda një treni që udhëtonte nga Amsterdami në Paris nëpërmjet Brukselit.

Sadler, Skarlatos dhe Stone e mposhtën xhihadin e dyshuar pasi ai doli nga banjo e pasagjerve dhe arritën që të parandalojnë sulmin terrorist./Arbresh.info