Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?…flet Adem Mikullovci

15:26 | 13 Maj 2016
Arbresh.info

Aktori Adem Mikullovci në një intervistë për Sovrani.info ka treguar se  cili shqiptar na ka prishur imazhin në botë. Ai ka thënë se Perandori Osmane ishte pushtuese, por edhe kishte të mira.

Cili është vendi më i bukur shqiptar?

Malësia e Shkodrës

Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?

Fan S. Noli

Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?

Hasan Prishtina

Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?

Tava e Gjakovës

 Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?

Muharrem Qena

Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?

Dervish Shaqa

Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?

Saranda

Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?

Kullat e Krujës

Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?

Kushtetuta e vitit 1974

Kush është shqiptarja më e bukur?

Të gjitha (Asnjëra)

Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?

Dinjiteti

Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?

Agim Çafdërbasha

Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh, cili është njëshi?

Rudina Xhunga

Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen pas tij, i dyti?

Pas tij (ndoshta dhe para) Mehmet Kraja

Cila është politikania më e bukur shqiptare?

Atifete Jahjaga

Cili është gazetari më zhbirues dhe më i guximshëm shqiptar?

E kam vështirë të përcaktohem për njërin

Kush është shqiptari më i pasur?

Një zot e din

Cili është futbollisti më i madh shqiptar?

Granit Xhaka

Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?

Sejdo Bajramoviç

Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?.

Zahir Pajaziti

Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?

Ferid Murati

Tipari më i mirë shqiptar?

Vendosmëria (Kryeneçësia)

Me çfarë njihen shqiptarët në botë?

Me mirësjellje dhe tolerancë fetare

Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?

Pjepri

Sa janë shqiptarët në numër?

10 milion

A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?

Absolutisht Po dhe kjo do të bëhet

Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?

Amerika

Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?

Lugina e Preshevës

Ku jetojnë shqiptarët më patriotë?

Në Kosovë

Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?

Adem Demaçi

Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?

Anës Lumit

A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?

Ka qenë por ka pasur edhe të mirat e veta

Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?

Flija

Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?

Ajrani

Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?

Qeni…

Shpërndaje në rrjete sociale