Ditën kur erdhi në jetë i biri, vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në hapjen dhe startimin e maratonës së Tiranës, bëri me dije se nuk do të ishte pjesë e kësaj maratone, pasi do të shkonte të takonte të birin, për të cilin dha disa detaje se si do të ishte emri.
Ndër të tjera, Veliaj tregoi se do të ishte emër shqiptar dhe tirons, por do të vendosnin për të, pasi të konsultohej me të ëmën, Ajola Xoxën.
Jo më larg se dje, Veliaj bëri me dije se emri i tironsit më të ri do të ishte Kajan, një prej emrave që figuron në listën e emrave shqiptarë, por cili është kuptimi i këtij emri, jo të gjithë e dinë.
Kajan, veçse shqiptar, është edhe një emër universal. Sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme dhe karrierë.
Kajan është një emër që përfaqëson sukses, humanizëm, orientuar drejt karrierës. Kajan është një emër që përfaqëson famë.
Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas kësaj astrologjie, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice. Kjo është edhe arsyeja pse ky emër është një emër i besueshëm.
Kajan është një emër i prirur për të pasur vizion, diskret në raport me komunikimin me njerëzit, por shumë të shoqërueshëm dhe të dashur, kurajozë, guximtarë dhe të fiksuar pas perfeksionit. Sinqeriteti është një tipar që do ta shoqërojë gjithmonë këtë emër. Dhe shumë cilësi të tjera, pa dyshim….
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X