Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë në rrugën e tyre për në Teksas për të vëzhguar Gjirin e rrënuar nga stuhia dhe për t’u ofruar ndihmë viktimave.
Ata do të bëjnë dy fluturime, një në Corpus Christi dhe një në Austin, këtë pasdite para kthimit të tyre në Uashington, transmeton arbresh.info.
Në të dy qytetet, ata do të marrin informacione mbi ndikimin e stuhisë nga zyrtarët përgjegjës të zonave. Në stacionin e dytë, në kryeqytetin e shtetit, Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë qendrën emergjente të departamentit të sigurisë publike në Teksas.
Presidenti dhe Zonja e Parë u panë duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë në mëngjes rreth orës 8:30 të mëngjesit.
Trump mbante një pallto që kishte vulën presidenciale të kombinuara me një palë pantallona ngjyrë krem dhe këpucë ngjyrë kafeje.
E ndryshe nga burri i saj, Melania Trump nuk kishte veshur çizme. Zonja e parë shkoi me stileto klasike ngjyrë të zezë për në udhëtimin në zonat e përmbytura në Teksas./arbresh.info/




Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...