Ciara ‘e dridh’ Youtuben me klipin e fundit

23:17 | 15 Gusht 2018
M. A.

Këngëtarja, tekstshkruesja, modelja dhe aktorja, Ciara, së fundmi ka publikuar këngën e re ‘Freak me’.

Në videoklipin e realizuar këngëtarja duket më në formë se kurrë, tërheqëse, teksa tregon talentin e saj edhe në vallëzim.

4 ditë pas publikimit të projektit, kënga shënon afër 700 mijë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Këngëtarja vazhdon të jetë aktive në ‘Instagram’ me imazhe nga videoklipi i fundit, ku shfaqet sexy, atraktive dhe joshëse.

Ciara është nënë e dy fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale