Marrëdhënia dashurore mes Federico Chiesa dhe Lucia Bramanit po ecën me shpejtësi. Pasioni mes të dyve lulëzoi dimrin e kaluar. Sot lojtari bardhezi dhe modelja po shijojnë verën e parë së bashku.
Në llogarinë sociale të bukuroshes italiane janë shfaqur disa foto të çiftit, gjithnjë e më shumë të lidhur ngushtë. Kuptimi i shikimeve, përqafimeve, buzëqeshjeve…; historia e dashurisë është më serioze se kurrë!
“E jotja përgjithmonë”, – ka shkruar Lucia. “I yti përgjithmonë”, – u përgjigj Chiesa, duke i bërë kështu të gjithë ndjekësit të ëndërrojnë. Lojtari dhe Bramani janë shumë të afërt dhe pak muaj pas takimit të parë, lidhja mund të marrë një kthesë të papritur… Martesa në horizont?

Lucia Bramani është modele 22-vjeçare. Deri një vit më parë ajo ishte e lidhur me sipërmarrësin Anis Romdhane, bashkëthemelues dhe CEO i markës së orëve “Watchype”. Nga ana tjetër, Chiesa e donte prej kohësh studenten Benedetta Quagli. Më pas takimi me Lucia, i cili i ktheu jetën “përmbys”.
Larg futbollit, për shkak të një dëmtimi, ylli bardhezi i është përkushtuar plotësisht gjysmës së tij më të mirë. Dashuria e tyre është rritur gjithnjë e më shumë, derisa po duket e pazgjidhshme.
Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë...
Mbi 1 milion shtëpi pa energji në Ukrainë pas sulmeve ruse
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...