Fansat e filmave apokaliptik si Contagion dhe 28 Days Later janë më të përgatitur për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit.
Një studim i realizuar së fundi tregoi se personat që pëlqejnë dhe ndjekin filma të tilla, kanë një nivel më të lartë qëndrueshmërie psikologjike ndaj Covid 19-tës. Me sa duket, filmat e frikshëm e ndihmojnë audiencën që të arrijë t’i përballojë ndryshe situatat në jetën reale. Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që shohin filma ku paraqitet një kaos social apo kolapsi i rendit botëror, reagojnë më mirë ndaj frikës së koronavirusit.
“Aftësia jonë për të banuar në mënyrë imagjinare në botë virtuale – botë që i bëjmë tonat, ashtu si ato që përcillen në filma e libra – është një dhuratë që na vjen nga përzgjedhja natyrore”, thotë autori i studimit Mathias Clasen, psikolog në Universitetin Aarhus të Danimarkës.
“Është paksa si një makineri biologjike që u zhvillua sepse i dha paraardhësve tanë përparësi në luftën për mbijetesë”, shtoi ai. Sipas Clasen, krahasuar me dikë që nuk e ka menduar kurrë fundin e botës, ata që shohin filma me skenarë të tillë, kanë avantazhin e të përjetuarit një herë të asaj eksperience./tch
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...