Çfarë bëjnë femrat për tu bërë modele të “Victoria’s Secret” (Video)

21:36 | 9 Nëntor 2015
Arbresh.info

Mbrëmja e së martës do të jetë njëra nga netët më seksi në televizionet e modës, pasi modelet më të mira do të jenë në pasarelën e “Victoria Secret” për të prezantuar linjën më të re të të brendshmeve. Rreth 500 modele janë bërë pjesë e audicionit me shpresën për të qenë njëra nga vajzat që do të jenë në eventin e së martës, por vetëm 44 prej tyre kanë arritur të marrin një “po”.

Në mesin e tyre është edhe Kendall Jenner dhe Gigi Hadid të cilat për herë të parë do të përfaqësojnë “Victoria Secret”.

Mirëpo, kjo kompani ka publikuar disa video ku tregohen prapaskenat e këtij audicioni. Lot gëzimi e hidhërimi, emocione dhe vajza që duan të jenë me patjetër pjesë e këtij eventi. /arbresh.info

 

https://www.youtube.com/watch?v=z_v9-w2oMuk

Shpërndaje në rrjete sociale