Këngëtarja popullore serbe, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”, i ka reaguar ashpër këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila së fundi iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps, ndërsa më pas e postoi një hartë të Shqipërisë Etnike.
E pyetur nga e përditshmja serbe “Alo” se çfarë mendon për fjalët e Dua Lipës, Ceca ka reaguar në mënyrë ‘brutale’, duke e quajtur injorante dhe vogëlushe këngëtaren shqiptare.
“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, tha ajo.
Para disa ditësh, Dua Lipa i kërkoi përgjigje Apple se pse Kosova nuk është e vendosur në hartën e Apple Maps.
Pas reagimeve që mori nga Serbia, Dua publikoi banderolën me Ismajl Qemajlin dhe Isa Boletinin përreth hartës së Shqipërisë Etnike mbi mbishkrimin “AUTOCHTONOUS”.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...