Cardi B, nënë për herë të tretë

(FILE) Cardi B And Fashion Nova Are Giving Away $1,000 Per Hour Amid Coronavirus COVID-19 Pandemic. Fashion Nova and Cardi B are donating $1,000 every hour for the next 42 days until they've given away $1 million to those affected by the coronavirus pandemic. LAS VEGAS, NEVADA, USA - MAY 01: Rapper Cardi B (Belcalis Marlenis Almanzar) wearing a Moschino by Jeremy Scott top and skirt arrives at the 2019 Billboard Music Awards held at the MGM Grand Garden Arena on May 1, 2019 in Las Vegas, Nevada, United States. (Photo by Xavier Collin/Image Press Agency/Sipa USA)(Sipa via AP Images)

11:37 | 13 Shtator 2024
K.B

Reperja Cardi B është bërë nënë për herë të tretë dhe lajmin e bukur e ka ndarë përmes një postimi në Instagram.

“Gjëja më e bukur! 9/7/24,” ka shkruar Cardi B në postim, duke zbuluar njëherësh faktin se vogëlushja ka ardhur në jetë gjashtë ditë më parë.

Me një seri fotosh dhe videosh personale, ajo shfaqet duke i dhënë gji së bijës dhe duke e përqafuar, ndërkohë që në fotot e tjera është edhe bashkëshorti, reperi Offset, me të cilin artistja është në në një proces divorci.


Kërkesa për ndarje u bë publike vetëm një ditë përpara se Cardi B të jepte lajmin e shtatzënisë së tretë. Reperja e “Bodak Yellow” duket e lumtur në fotot dhe videot e postuara me pjesëtaren më të re të familjes, ndërsa të pranishëm janë edhe dy fëmijët e tjerë, vajza Kulture dhe djali Wave që mbajnë në dorë motrën e tyre në dhomën e spitalit.

Kujtojmë që lajmin e shtatzënisë së tretë, Cardi B e dha përmes një postimi në Instagram, e veshur me një fustan të kuq dhe pellush sipër.

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para,” shkruan artistja./anabel

Shpërndaje në rrjete sociale