Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Si përpara” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore, shkruan portali arbresh.info
Muzika është punuar nga producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats. Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar dhe sjellin një atmosferë mjaft të këndshme verore.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni CINEGR8, gjersa regjisor është Valon Aziri.
Kjo këngë e Butrintit vjen pas “Prita” dhe projekteve të tjera të tij që i solli në versionin akustik. / arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...