Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Melania Trump është një person shumë argëtues dhe inteligjent, mirëpo përballet me shumë kufizime, madje nuk mund të dalë jashtë sa herë që të dojë.
Dy zonjat e para u njoftuan në verën e kaluar në Paris, ndërsa një tjetër mundësi për t’u shoqëruar e patën në javën e kaluar kur presidenti i Francës dhe bashkëshortja e tij bënë një vizitë zyrtare në Washington, transmeton Telegrafi.
Pas kthimit në Paris, Brigitte ka dhënë një intervistë për Le Monde, ku ka folur për Melanian dhe ka thënë se kanë qeshur shumë bashkë, por se Zonja e Parë e SHBA-ve ka kufizime të mëdha në jetën e saj për shkak të sigurisë dhe mbikëqyrjes.
“Ajo nuk mund ta hapë as dritaren në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa unë çdo ditë dal në Paris”, ka treguar zonja Macron.
Megjithëse në daljet e saja publike, Melania duket serioze dhe e përmbajtur, sipas Brigitte, gruaja e Donald Trumpit është shumë e këndshme, simpatike, inteligjente dhe e hapur.
Zonja e Parë e Francës ka thënë më tej se Melania shfaqet ndryshe në publik për shkak se mediat i kushtojnë vëmendje të madhe secilës lëvizje dhe mimikë të saj.
“Ajo ka personalitet të fortë, mirëpo përpiqet shumë që ta fshehë. Buzëqesh me të gjithë, por këtë e tregon më pak se unë”, ka treguar Brigitte.


Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona