Mbrëmë ka pasur festë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Një festë e organizuar nga “Vëllau i Madh”, për Luizin si festë beqarie.
Disa prej ish-banorëve, Sabiani, Ronaldo, Gerti, Beati dhe Lorenci janë rifutur në shtëpi dhe bashkë me ta dhe disa striptiste.
Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partneres së Luizit, Kiara Tito, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara me shaka ka kërkuar që të rihyjë në shtëpinë e BBVA.
Ajo ka postuar një video ku shihet duke parë Big Brother dhe shkruan: “Më fusni në shtëpi tani!”.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj kur çifti Luizi dhe Kiara kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me martesë./Arbresh.info/





Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...