Të gjithë u dashuruam me të nëpërmjet roleve të tij në telenovelat spanjolle.
Biondi latin me buzëqeshjen e tij të ëmbël ka thyer zemrat e shumë vajzave. Po flasim për aktorin William Levy, i cili prej vitit 2003 është në marrëdhënie më partneren e tij Elizabeth Gutierrez, aktorja e famshme në rolin e ‘Analia’, e cila pasi u bë nënë e dy fëmijëve hoqi dorë nga karriera e saj si aktore.
Para pak kohësh çifti u përfol për një ndarje e cila tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Por fotoja e postuar nga Elizabeth Gutierrez i hedh poshtë të gjitha aludimet. Në profilin e saj të ‘Instagramit” Elizabeth, ka postuar një foto e ulur në prehrin e partnerit të saj me mbishkrim: ”Vendi im i preferuar”. Në këtë foto ajo që bie në sy përveç dashurisë që çifti përcjell, është dhoma e tyre e gjumit e mobiluar deri në detaj dhe kjo e bën të duket mjaft moderne. /revistawho.com

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?