Brad Pittin e zë gjumi në një taksi lundruese në Venecia

LOS ANGELES, CA - MARCH 01: Brad Pitt attends the 2018 Gersh Oscar party at Chateau Marmont on March 1, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Lester Cohen/Getty Images for Gersh)

23:56 | 30 Maj 2019
Trina Galanxhi

Ai është një ndër aktorët më të njohur dhe më të dashur të hollivudit. Por Brad Pitt e ka treguar gjithnjë se thjeshtësia është pika e tij e fortë.

Këtë herë ai është fotografuar nga paparacët në një moment relaksi për të. Ditët e fundit ai gjendet në Venecia, në një udhëtim për të vizituar disa nga vendet më të bukura të saj.

Megjithatë duket se aktori i njohur është ndjerë disi i lodhur, ndërkohë që është fotografuar teksa ishte duke fjetur gjumë në një nga taksitë lundruese të Venecias.

Ai ishte veshur ‘casual’ me një palë xhinse, një bluzë të thjeshtë si dhe kishte vendosur kapele në kokë, e cila bënte të mundur të mos i dallohej fytyra.

Gjatë qëndrimit të tij në Venecia, Pitt është parë në shoqërinë  e një vajze, e cila është mikeshë e tij. Që pas ndarjes nga aktorja Angelina Jolie, Pitt është fokusuar tek karriera dhe 6 fëmijët e tij./Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale