E gjatë, fizik ëndrrash dhe sy ngjyrë smeraldi, diku mes akullit dhe zjarrit. Këto veti dhe ky shikim i dhanë titullin miss Bosnja dhe vendin në kopertinën e “Playboy” pak vite më parë.
Por Slobodanka Tosiç, 30 vjeçe, nuk është engjëlli që mund të duket. Është më tepër një “damë e zezë” që ka bërë që bosët e krimit në Bosnje të çmenden pas saj.
Disa e konsiderojnë edhe shumë mizore. Pak kohë më parë, ajo u dënua me 2 vjet burg për shkak se i ngriti një kurth ish-të dashurit të saj, njëkohësisht rival i partnerit të saj aktual. Por më pas, ajo u arratis për në Serbi për t;i shpëtuar burgut.
Tashmë ka folur nëna e 30 vjeçares, duke thënë se vajza e saj kurrë nuk do të dorëzohet. “Nuk ka asnjë mënyrë për që ajo të dorëzohet. Ajo nuk do të kthehet më në Bosnje, pasi nuk ka besim te drejtësia këtu”, është shprehur nëna e Slobodanka.
Djordje Zdrale, bos i botës boshnjake të krimit, kishte përfunduar në shënjestrën e të dashurit të ri të modeles, Darko Elez, edhe ky figurë e njohur e mafias lokale.
Gjithçka ndodhi në vitin 2006 dhe ajo që ndodhi ngjan me skenat e filmit “Kumbari”, por e spostuar në vendin ballkanas.
Slobodanka, e dyshuar se ka marrë pjesë në të paktën 5 vrasje të tjera dhe një seri grabitjesh milionere, kontaktoi ish-in e saj duke e tërhequr në grackë me premtimin për t’u pajtuar dhe ai, ende i dashuruar marrëzisht, pranoi ta takonte.
Zdrale niset për në vendin e takimit, por atje përveç modeles gjen edhe vrasësit e Elez. Këta të fundit hapin zjarr, por për shkak të rrethanave Zdrale arrin t’ia hedhë me disa plagë të lehta.

UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00