Dyshja Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit. Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë, pasi lidhja e tyre e dashurisë zgjon gjithmonë kuriozitet te publiku.
Mirëpo, duket se çifti nuk është mjaftuar vetëm me ekranin e televizionit dhe kanë zgjedhur që të përfshihen edhe në kinema. Thuhet se ata po përgatisin një serial komedi, i cili do të ketë disa seri dhe në fokus do të jetë e gjithë historia e tyre.
Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv. Të gjithë mezi po e presin, pasi aktor do të jetë edhe Donaldi, i cili me sensin e tij të humorit do të dhurojë pafund të qeshura./abcnews.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...